E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komente mbi lojën dhe ciftet

24/02/10 19:40

Pasi përfundon prova, banorët fillojnë të komentojnë mbi të. Ata shprehen se ishte e vështirë për ta kjo provë sepse fillimisht nuk po dinin edhe se si ti kapnin vezët apo fasulet. Sidoqoftë ata shprehen se u kënaqën dhe mendojnë se ditën tjetër do të kenë dicka tjetër për të vënë në provë durimin e tyre.
Klodi dhe Ada diskutojnë për lidhjen e fundit në shtëpi, për Mirin dhe Rezartën. Klodi mendon se Rezarta ka ndryshar në lidhje me të tjerët dhe Ada e mbështet mendimin e tij duke thënë edhe se nëse një person lidhet, i shkëput disi marrëdhëniet me të tjerët. Prandaj në këtë lojë nuk duhen krijuar cifte- shprehet ajo dhe thotë se e rëndësishmë është që ata të dy ndjehen mirë. Klodi thotë se vetëm a a të dy (Klodi dhe Ada) kanë mbetur pa krijuar cifte dhe Ada e pyet me të qeshur se cfarë po bën ai me Enxhin. Klodi qesh dhe e përqafon Adën.
Bisedën për ciftin e ri, Ada e bën edhe me Bledin. Ajo tregon se Rezit i pëlqen Miri shumë, por thotë se nuk i pëlqejnë lidhjet në këtë lojë. Bledi mendon se duke u lidhur, shkëputen nga të tjerët dhe nuk rrinë më me të tjerët. Ai thotë se këtë gjë e ka vënë re edhe tek Rezarta ashtu si edhe tek ciftet e tjera.
Më pas, banorët ulen për të ngrënë dhe diskutojnë për ushqimet që po u mbarojnë dhe se si duhet ta menaxhojnë atë sa më mirë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›