E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diskutohen ligje per kufizimin e lojerave elektronike me dhune

Ne zonen e Gjirit te San Franciskos kompanite e teknologjive te larta jane prekur nga renia ekonomike. Por industria e lojrave elektronike nuk po ndikohet nga situata dhe pesoi nje rritje prej me shume se 10 perqind sipas Shoqates se Programeve Argetuese. Nga ana tjeter kritiket thone se shume lojra elektronike me dhune qe u kane sjelle perfitime prej miliarda dollaresh kompanive jane te demshme per femijet.

Legjislatura e Kalifornise miratoi ne vitin 2005 nje ligj qe ndalon shitjen tek femijet te lojrave elektronike me permbajtje dhune. Por ligji ne fjale shkaktoi reagime te ashpra nga industria e argetimit dhe asnjehere nuk u zbatua.

Qe nga ajo kohe Shoqata e Programeve te Argetimit e ka apeluar rastin dhe kjo ceshtje do te merret ne shqyrtim nga Gjykata e Larte ne muajt qe vijne. Electronic Arts qe njihet shkurtimisht si EA nderton dhe shperndan disa lojra te ndryshme qe kane permbatje te dhunshme.

Xhef Braun zevendes president i marredhenieve me publikun per korporaten Electronic Arts thote se lojerat elektronike jane nje forme arti sikurse filmat muzika dhe mbrohen nga amendamenti i pare i Kushtetutes amerikane i cili ndalon zbatimin e ligjeve qe kufizojne lirine e shprehjes.

Ne kete ndertese ka njerez qe krijojne lojera elektronike. Ata jane artiset inxhinieret specialistet e ndricimit dhe zerit. Ndaj ne besojme se ato qe ata krijojne meritojne te njejten mbrojtje nga Amendamenti i Pare qe gezojne librat muzika filmi apo programet televizive e deri tek gazetat. Puna e tyre eshte artistike ndaj mendojme se puna e artistit duhet te mbrohet.

Shume lojra elektronike moderne perfshijne nje linje te fuqishme te tregimit te ngjarjes dhe pamjet i afrohen shume realitetit. Po ashtu lojerat u afrojne pjesmarresve se cilen pale duan te perfaqesojne. Kjo loje qe titullohet Medal of Honor u hoq nga shitja ne dyqanet ushtarake sepse u mundeson ushtareve qe te luajne ne anen e talebaneve.

Kundershtaret e ligjit thone se lidhja mes lojerave elektronike dhe dhunes nuk eshte vertetuar dhe se lidhje mes tyre mund te beje qe te akuzuarit ne gjyq te shfajesohen duke thene se loja elektronike i beri te kryejne akte dhune.

Ata po ashtu thone se Kalifornia ka nje sistem qe informon familjet rreth permbajtjes se lojerave elektronike pa percaktuar se kush mund ti bleje ato.

Ka patur nje sitem klasifikimi te krijuar dhjete vite me pare i cili eshte vleresuar nga Kongresi dhe Komisioni Federal per Tregtine si nje prej sistemeve me te mira ne industrine e argetimit. Prinderit e njohin Bordin e Klasifikimit te Pogrameve te Argetimit dhe klasifikimet qe ata bejne si nje standart te perkryer te argetimit.

Brunos dhe Adamit ne nje familje ne San Francisco u pelqejne lojerat elektronike te moshe se tyre. Por ata kane edhe lojra me te dhunshme si Grand Theft Auto.

Grupe te te drejtave si Common Sense Media qe ofron klasifikim te lojerave elektronike filmave dhe programeve televizive te orientuara per familjet thote se klasifikimi aktual i lojerave elektronike nuk eshte i mjaftueshem. Common Sense Media e mbeshteti ligjin origjinal kur u shkrua dhe tani ka ngritur nje ceshtje ligjore mbi kete ceshtje.

Xhejms Stejer drejton Common Sense Media.

Ne te thuhet se vete-rregullimi i industrise nuk eshte i mjaftueshem kur flitet per shitjen e lojerave elektronike. Ky eshte thelbi i ceshtjes se ngritur. Ne mendojme se prinderit kane te drejten per te marre vendimin rreth blerjes se lojes dhe jo femija 14-15 vjecar qe kerkon medoemos te bleje lojra si Grand Theft Auto apo Manhunt.

Nje tjeter shqetesim i industrise eshte se vendimi ne favor te kufizimit te shitjes se lojerave elektronike per te miturit mund te coje ne ligje te ngjashme per filmat dhe muziken. Lojerat elektronike jane te pranishme thuajse ne te gjitha familjet amerikane dhe nese ligji i guvernatorit Schwarzeneggerit miratohet shume prinder mund te lejojne femijet e tyre te vazhdojne te perdorin lojera elektronike me permbajtje te dhunshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›