E Diel, 1 Nëntor 2026

Evropianet dhe Rusia i bejne thirrje Senatit amerikan te ratifikoje traktatin START

Evropianet bene thirrje per ratifikimin sa me pare te traktatit te ri per armet berthamore mes Shteteve te Bashkuara dhe Rusise gjate takimit te nivelit te larte te NATO-s ne Lisbone. Nderkohe njoftohet se Moska mund te filloje te punoje me NATO-n per sistemin e mbrojtjes nga raketat. Korrespondentja e Zerit te Amerikes Lisa Brajant na sjell hollesi nga kryeqyteti i Portugalise.

Pasi mori mbeshtetje te fuqishme nga partneret e NATO-s per traktatin START krahas mbeshtetjes nga figura te shquara ushtarakw dhe ish zyrtare te administrates Presidenti Barak Obama u tha gazetareve ne Lisbone se nuk ka asnje arsye te forte se pse Senati i Shteteve te Bashkuara te mos e ratifikoje traktatin.

Dhe une shpresoj se ne do ta bejme kete. Nuk ka asnje arsye tjeter per te mos e bere pervec faktit se Uashingtoni eshte bere nje vend tejet i politizuar dhe kjo eshte nje ceshtje klasike qe ne duhet te qendrojme mbi politiken partiake.

Senatoret republikane kane hezituar ta mbeshtesin marreveshjen dhe ligjvenesit kryesore republikane kane thene se u duhet me shume kohe te mendohen. Por disa vende evropiane sebashku me Rusine thone se eshte me rendesi kritike qe traktati te ratifikohet ne kohen e duhur. Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmusen paralajmeroi se sigurimi evropian eshte ne rrezik.

Zoti Rasmusen njoftoi gjithashtu se Rusia kishte rene dakord se do te bashkepunoje me NATO-n per mbrojtjen nga raketat. Ai e quajti marreveshjen nje pike kthese ne marredhenit dikur armiqesore mes NATO-s dhe Rusise te cilat kohet e fundit u tensionuan lidhur me ceshtjen e Gjeorgjise.

Perfitimet praktike jane te qarta. Duke shkembyer informacionin qe ne kemi per nje hapesire me te gjere ajrore mbi Evrope ne marrim me teper paralajmerime dhe keshtu ka shume te ngjare te bashkepunojme me mire per te interceptuar raketat qe mund te drejtohen kunder nesh.

Ne deklaratat qe beri me pas per shtypin Presidenti i Rusise Dmitri Medvedev nuk u shpreh ne mbeshtetje te plote te sistemit Evrope-SHBA te mbrojtes nga raketat qe do te mbronte Evropen nga sulmet e mundeshme nga Irani.

Zoti Medvedev tha se Rusia pret te mesoje me shume hollesi per mbrojtjen nga raketat dhe do te bashkepunoje vetem si partnere me te drejta te plota.

Per nje ceshtje tjeter Presidenti Obama nuk e perjashtoi krejtesisht pranine luftarake amerikane ne Afganistan pas vitit 2014 megjithe marreveshjen e NATO-s pet ti dorezuar te gjitha pergjegjesite e sigurimit te vendit afganeve deri ne fund te atij viti.

Me siguri qe prania jone do te jete pakesuar ndjeshem. Por eshte veshtire te parashikohet se cfare do te jete e nevojshme per te ruajtur sigurine e popullit amerikan pas 2014. Une do ta marr ate vendim kur te vije koha.

Zoti Obama priti me kenaqesi angazhimet e reja te partnereve te NATO-s per te derguar instruktore disa prej te cileve nga Kanadaja dhe Italia per te stervitur me mire forcat afgane te sigurimit. Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara do te organizojne takimin e ardhshem te NATO-s ne vitin 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›