Diskutohet drafti i projektligjit te ri Per arsimin dhe formimin profesional
Drafti i projektligjit te ri per Arsimin dhe Formimin Profesional eshte diskutuar dje nga drejtuesit e Ministrise se Arsimit dhe Shkences dhe te Ministrise se Punes Ceshtjeve dhe Shanseve te Barabarta dhe donatoret. Ne prezantimin e tij ministri Tafaj e cilesoi arsimin profesional si nje nga prioritetet me te rendesishme ne fushen e arsimit. Projektligji Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin Nr. 8872 date 29.3.2002 Per arsimin dhe formimin profesional ne Republiken e Shqiperise i ndryshuar synon permiresimin e ligjit ekzistues pershtatjen e tij me gjendjen dhe te ardhmen e sistemit te arsimit dhe formimit profesional AFP si dhe harmonizimin e tij me kerkesat dhe standardet e Bashkimit Europian. Ndryshimet e propozuara ne kete projektligj mund te grupohen ne disa drejtime kryesore Ndryshime qe lidhen me strukturen e sistemit te AFP e cila bazohet ne alternativat e kualifikimeve profesionale te rekomanduara nga Korniza Shqiptare e Kualifikimeve. Do te kete ndryshime ne lidhje partneritetin publik dhe privat si rruga kryesore per zhvillimin e shpejte te nje sistemi inovativ te AFP. Ndryshime qe lidhen me partneritetin social qe eshte tashme nje parim baze per zhvillimin e sistemit te AFP. Projektligji sjell nje sere elementesh te rendesishme per institucionalizimin e partneritetit social ne AFP. Qendrat dhe shkollat profesionale synohet te kthehen ne ofrues shumefunksionale te AFP te cilet do te sigurojne nje game kursesh me kohezgjatje te ndryshme per kategori te ndryshme nxenesish apo pjesemarresish. Zbatimi i autonomise shkollore ne fushat e kurrikules financimit personelit dhe menaxhimit ne nivel shkolle e me lart realizohet efektivisht duke e kompletuar me bazen perkatese ligjore dhe ngritjen e organizmave pergjegjese per ekzekutim dhe mbikeqyrje.
9 Shtator 2010