E Shtunë, 31 Tetor 2026

Musliu, Daçiçit: Ktheje lapidarin e UÇPMB-së

Ftesa e kryeministrit serb Ivica Dacic drejtuar liderëve të Luginës së Preshevës për një takim në Beograd për të biseduar mbi “kërkesat e shqiptarëve në jug të Serbisë” të quajtur si platforë nga liderët e Luginës së Preshevës është pritur me mjaft rezervë, të cilën ftesë e konsiderojnë me prapavijë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

Musliu: Ftesa e Dacicit joserioze për liderët e Luginës….hedhje pluhur syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve

Liderët dhe përfaqësuesit e Ljuginës së preshevës ftesën e Dacicit duhet të kushtëzuar me largimin e gjandarmerisë serbe nga Lugina, me lirimin e të burgosurve tanë nga burjget serbe, implmentimi i marrëveshjes së Konculit, me kthimin e lapidarit të UCPMB-së etj.. Fundja edhe kryetari komunës së Preshevës ne mediat serb kishte pohuar se s’ka bisedime as vizita në Beograd me qeveritarët serbë, pa kthimin e lapidarit të UCPMB-së..” ka deklaruar ndër tjerash z.Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit të Bujanocit, njëherit ish-drejtor politik i UCPMB-së.

“Lidiershipi shqiptarë nga Lugian e Preshevës, dialogun vazhdimisht e ka përkrahur, duke i dhënë prioritet për zgjidhjen e problemeve në Luginë, por këtë e ka injoruar gjithnjë Serbia dhe vet Ivica Dacic. Bile ne e kemi kërkuan Dacicn të vijnë edhe në Preshevë, pasi na e mori dhunshëm dhe tinëzisht lapidarin e UCPMB-së, por ai nuk erdhi…” ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit Jonuz Musliu, njeherit ish-drejtor politik i UCPMB-së.

Për të shkuar te Dacici në Beograd, Presheva duhet ta pyes Thacin, sepse ai ka thënë se “unë jam gardian i shqiptarëve në Ballkan”

Sipas zotit Musliu “ftesa e Dacicit drejtuar ldierëve të Luginës ka prpavijnë e vetë edhe shumë të qartë. Ftesa bëhet liderve të Luginës mu tash kur Serbisë i vyen data për ta fituar statusin e kandidates për në BE . Prandaj, ftesa e Dacicit për liderët e Luginës nuk është gjë tjetër vec hedhje pluhur syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve..tash në prag të ambicieve të Serbisë për anëtarësim në BE. Megjithatë shkuraje lidershipit tonë në Beograd tek Dacici, mbete nje cesjtje e jona qe duhet konsultuar me liderëve dhe përfaqësuesve tanë në Luginë. Sidoqoftë, për të shkuar te Dacici në Beograd, Presheva duhet ta pyes Thacin, sepse ai ka thënë se “unë jam gardian” i shqiptarëve në Ballkan”

Vec kësaj, sipas liderit të LPD-së z.Musliu “Në Luginën e Preshevës së fundit nuk pushojnë vizitat dhe “interesimi” i shtuar i Beogradit për rajonin, sikur kjo e fundit, Dacicit i teket më në funid t’i takoj liderët e Luginës përnë një takim në Beograd. Megjithse ai e dinë fortë mirë se vrasjet e shqiparëve, ndjekjet, burgosjet dhe politika diskriminuese e Serbisë ndaj të drejtave kombëtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medevgjë nuk janë që sot, por ato datojnë me decenie të tëra. Madje kjo politikë antshqiptare nga Milloshevici është trashëguar besnikërisht edhe nga i besueshmi i tij Ivica Dacic sot kryeministër dhe shef i pocisë në Serbi..”./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›