E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Grand Prix Austria

PRISHTINË, 7 mars/ATSH/ Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë.

Në këtë fazë ajo ishte shumë më e mirë se kundërshtarja serbe Nikolina Nisavic, njofton KosovaPress.

Distria e nisi në mënyrë të përkryer garën për medalje në Linz Grand Prix, duke fituar në raundin e dytë, pasi të parin e kaloi pa luftë. Në raundin e dytë, xhudistja pejane ishte më e mirë se kundërshtarja amerikane, Jenna Schurr, duke e mposhtur me ippon. Tashmë, Krasniqi në gjysmëfinale do të përballet me hungarezen, Reka Pupp.

Ndryshe, Grand Prix në Linz do të ketë pjesëmarrës nga 6 kontinente, 52 shtete, 416 garues, nga të cilët 247 meshkuj dhe 169 femra, ndersa përveç Distrias dhe Laurines, Kosova përfaqësohet edhe nga Laura Fazliu (-63kg), e cila ndeshet nesër.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›