Dita Arbëreshe dhe Samiti i III i Diasporës, Rama: Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota më 22 dhe 23 nëntor

Tirana mirëpret më 22 dhe 23 nëntor eventin e kthyer në traditë në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës.
Kreu i qeverisë shprehet se ky event do të shërbejë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit.
“Tirana mikpret shqiptarët nga mbarë bota, në eventin e kthyer traditë tashmë, në Ditën Arbëreshe dhe Samitin e III të Diasporës, që do të mbahet më 22 dhe 23 Nëntor.
Një rikthim në vendin e Shqiponjave, duke përqafuar trashëgiminë shqiptare, Kongresi i Arbëreshëve dhe Samiti i Diasporës do të shërbejnë si pikëtakimi për t’i dhënë vëmendjen që meriton shqiptarëve në fushën e arsimit, shëndetësisë, biznesit, artit dhe kulturës, dhe duke e parë Diasporën si një vlerë dhe pasuri e kombit. SHIHEMI NË TIRANË”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.
/rtsh.al/