E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, manifestime kundër politikave të qeverisë

Mijëra manifestues u mblodhën sot në disa qytete ruse për të protestuar kundër politikave ekonomike dhe sociale të qeverisë së Vladimir Putinit.
Ndërkohë, manifestime t tjera pritet të zhvillohen në rreth 50 qytete në të gjithë Rusinë, që nga Moska në Irkuck, në Siberi, me thirrjen e partive dhe shoqatave të opozitës, me rastin e kësaj dite të quajtur "Ditë zemërimi". Sipas organizatorëve, lëvizja ka për objektiv denoncimin e politikës së partisë në pushtet Rusia e Bashkuar dhe të kërkojë dorëheqjen e qeverisë së Vladimir Putinit.

Disa manifestime janë ndaluar në disa qytete dhe organizatorët janë ankuar për manovra të autoriteteve në përpjekje për të minimizuar manifestimet. Më tepër se një mijë persona u mblodhën sot në sheshin qendror Vladivostok në Lindjen e Largme, me parulla ku shkruhej "Jo taksave" ose "Mjaft mbrojtët oligarkët në dëm të popullit".

Manifestimi i Vladivostokut, i organizuar nga Partia komuniste, partia liberale Iabloko dhe lëvizja e opozitës Solidarnost, e mori autorizimin nga autoritetet, siç njoftoi një prej pjesëmarrësve, vetëm dje në mbrëmje. Një parullë ku shkruhej "Putin, jepi një plumb vetes", u detyrua të hiqej me kërkesën e një zyrtari qeveritar. Manifestuesit kërkuan që partia Rusia e Bashkuar të shpallet fajtore për uljen e nivelit të jetesës në Rusi dhe që e ka shmangur popullin nga vendime për të ardhmen e vendit.

Në Shën-Petërburg, një mijë manifestues kërkuan dorëheqjen e Putinit ose uljen e tarifave të shërbimeve bashkiake ose edhe ruajtjen e qendrës kulturore të qyteteve. Në Irkuck, në Siberi, rreth 500 manifestues kundër rihapjes së miratuar nga Putini të një uzine letre që do t'i derdhë mbetjet në liqenin Bajkal, rezeva më e madhe e ujit të ëmbël në botë. Në përgjithësi, në të gjithë vendin, manifestuesit kritikonin uljen e nivelit të jetesës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›