E Shtunë, 31 Tetor 2026

IshPresidenti Moisiu paditet për shpifje

Ish–Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, denoncohet për shpifje pranë Gjykatës së Tiranës, Padia është bërë nga ish-deputeti i Partisë Socialiste, Nazmir Bilani, kandidat i PSV 91 në zgjedhjet e qershorit. Motivi është ky: Moisiu,-sipas Bilanit 6 ditë para zgjedhjeve, në bashkëpunim me disa organizata jo–qeveritare publikoi një listë me emrat e disa deputetëve, të cilët sipas tij nuk plotësonin standardet për të qenë pjesë e parlamentit. Reagimi ndaj kësaj liste nisi menjëherë, por tashmë të prekurit nga kjo listë, i janë drejtuar gjykatës. Krahas padisë për shpifje, Bilani ka depozituar dhe kërkesën për sekuestro të pasurisë së Moisiut. Sipas Bilanit kërkesa për ngrirjen e pasurisë erdhi për shkak të moslejimit të ish-Presidentit për të kryer lëvizje të saj në kushtet kur dëmshpërblimi që kërkohet është 3 milionë lekë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›