E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Nikolla: Mbështesim avancimin dhe thellimin e reformës në drejtësi!

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka shprehur mbështetjen nga ana e Kuvendit për avancimin dhe thellimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Në një postim në rrjete sociale Nikolla shkruan se është koha për një sistem drejtësie profesional, të paanshëm dhe të ndershëm.

“Kuvendi ka mbështetur dhe do të mbështesë fuqimisht avancimin dhe thellimin e reformës në drejtësi. Po i përgjigjemi kërkesës së qytetarëve për një sistem drejtësie profesional, të paanshëm dhe të ndershëm. Një sistem që bën drejtësi dhe nuk shet e blen drejtësi. Një sistem që vetëvepron dhe ndëshkon të gjithë shkelësit e ligjit dhe që me shembullin e vet dëshmon se kulturës, praktikave dhe sponsorëve të pandëshkueshmerisë u ka ardhur fundi. Një sistem që udhëhiqet nga Kushtetuta, interesi publik dhe nevojat e zhvillimit dhe të ardhmes së Shqipërisë”, shkruan në një postim në rrjete sociale Kryeparlamentarja Nikolla.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›