E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parku Kombëtar i Butrintit, pozita dhe opozita debate të ashpra në Kuvend

Parku Kombëtar i Butrintit, vijon të jetë pjesë e një debate të ashpër midis pozitës dhe opozitës. Deputetja e PD, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në parlament, akuzoi sërish Ministrin e Kulturës, lidhur me koncesionin e Parkut Kombëtar të Butrintit, siç e vlerësoi ajo. Zhupa deklaroi se lidhur me këtë projekt nuk është marrë mendimi as nga ndonjë arkeolog, dhe se nuk është marrë aprovimi as nga UNESCO.

“Kam pasur mundësinë të takoja dhe të bisedoja me arkeologët më të mirë në vend për çështjen e koncesionit të Butrintit. Koncesioni që diskutohet këto dy javë në parlament, dhe i njohur për publikun, është një nga skandalet që pritet të kalojë në Kuvend kjo qeveri. Nëse e keni parë ndonjëherë nga afër këtë plan, nga i njëjti fondacion, shihet qartë që s’ka të bëjë me interesin publik dhe trashëgimin kulturor, por vetëm me fitimin ekonomik nga kjo pasuri kombëtare. Asnjë arkeolog me kompetencë nuk është pyetur. Ky plan është bërë me një fondacion privat për të krijuar një fondacion tjetër privat për të menaxhuar Butrintin. Ministria e Kulturës është pjesë e bordit, që do të ketë dhe votën. 2,1 milionë dollarë ndodhen për momentin, të mjaftueshme për të bërë menaxhimin, por ju thoni që duhet 7 milionë. S’na ka ardhur asnjë paragraf nga UNESCO, ndërkohë që në dokumentet kryesore duhet të ishte mendimi i UNESCOS për çdo investim që do të bëhet aty.”, u shpreh ajo.

Lidhur me këto akuza ka reaguar edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e cila theksoi se ky nuk është një koncesion, por një formë administrimi të një pasurie kulturore.

“Janë përfshirë ekspertët shqiptarë. Ky është fakt! Janë mbi 80 ekspertë shqiptarë. Ministria i drejtohet institucionit të Arkeologjisë. Kemi marrë mendim për planin në 13 qershor 2019. Në korrik instituti ka depozituar të gjitha sugjerime. Janë zhvilluar 3 dëgjesa publike dhe ka pasur prezencë të arkeologëve. Në prill 2020 është diskutuar në trashëgiminë kulturore, ku edhe aty kemi profesor të nderuar që i kishim në komisionin e ekonomisë. Ky plan është miratuar me VKM në 22 korrik 2020. Është një plan zyrtarisht i konsultoheshim që në 3 gusht në fletoren zyrtare.

Kemi parë më larg se thjeshtë një studim shkencor, por edhe poleve të tjera përreth Butrint, sepse s’kanë pasur mbështetjen e duhur. Ne atë që po bëjmë është të krijojmë ura të shëndosha me institucion e arkeologjisë dhe me partnerë. Këto informacione duhet të merren dhe të lexohen. Boll me më fjalën koncesion. Kaq duhet ta kishit kuptuar. Kjo është një formë administrimi dhe menaxhimi indirekte. Nuk është gjetje e qeverisë, por është një mënyrë për të menaxhuar një pasuri kulturore. Nuk është një histori shqiptare, por histori e vjetër. Kur ta gjeni në Butrintin tuaj, do të jeni edhe ju krenarë.”, u shpreh ajo. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›