E Diel, 1 Nëntor 2026

Avokatët bllokojnë gjykatat, Simoni: Askush nuk i ndëshkon

Tirane – Bllokimi i proceseve gjyqësore nga ana e avokatëve është shndërruar në gangrenë për gjykata shqiptare, të cilat detyrihen të mos respektojnë avatin e përfundimit të gjyqeve. Kryetari i Gjykatës së Krimeve të Rënda Sandër Simoni, e konsideron këtë një situatë shumë të rëndë dhe këkron marrjen e masave nga Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma e Avokatisë, të cilat deri tani nuk i përgjigjen apeleve të gjykatës për të marrë masa ndaj avokatëve..

Zoti Simoni, sa paraqitet situatë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, sa shqetësues është fenomeni i zvarritjes së proceseve nga ana e avokatëve?

Sandër Simoni-  Eshtë një situatë që ne e kemi bërë me dije edhe për median nëpërmjet zyrës së shtypit në bazë të komunikimeve të herëpashershme. Është një situatë për të cilën ne kemi vënë në dijeni edhe dhomën kombëtare të avokatisë me ankesa, dhomën e avokatisë Tiranë, por edhe për dijeni Ministrisë së Drejtësisë. Është një situatë që lidhet me tërësinë e funksionimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, por edhe për shkak të cështjeve të rëndësishme dghe të ndjeshme ndaj opinionit shoqëror, dhe me sensibilitetin e e përgjithshëm të këtij opinioni në raport me kohëzgjatjen e gjykimit penal dhe mos përfundimit në kohë të disa cështjevë të rëndësishme. Sic e dini që në fillim, gjykata e krimeve të rënda ka qenë shumë e ndjeshme në respektimin e parametrave për një gjykim të drejtë, të garantimit të barazisë së palëve në proces në kuptim të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të nenit 6, dhe 48, 57 të Kodit të Procedurës Penale. Tashmë është realizuar një standart. Duke qenë procese të rëndësishme penale, kërkojnë si komponent kryesor një mbrojtje efektive, për të rezliuar një mbrojtje të efektshme, për shkak të vetë pozitës së të pandehurve që akuzohen për akuza të rënda. Për hir të të vërtetës, për disa procese, gjatë këtij viti, por edhe gjatë vitit të kaluar, për disa procese për të cilat ka sensiblitet të madh publik pasi lidhen me pasoja të rënda për punonjësit e policisë por edhe raste të tjera, kemi patur probleme në mos paraqitjen e avokatëve, mos gadishmërinë e tyre gjithashtu edhe mos funksonimin e mborjtjes ligjore falas

Pra gjyqet qe shtyhen janë me sensibilitet të lartë në publik për shkak të kualifikimit të veprave penale?

Sandër Simoni- Po. Ndaj edhe ne disa herë i jemi drejtuar dhomës kombëtare, dhomës së avokatisë Tiranë dhe për dijeni edhe instancave të tjera, si dhe juve si media  me referimet tona për shkak të mungesës së aokatëvë mbrojtës, lënien, braktisjen e klientëvë, cka ka sjellë për rrjedhojë zgjatjen e proceseve gjyqësore. Duke mos funksionuar kështu gjykimi në afat të aryeshëm, kërkesë kjo për standartin e një  gjykimi të drejtë. Është e arsyeshme që mbrojtësit të kenë përgjegjëshmërinë për klientët e tyre. Gjykata i ka marrë të gjitha masat që gjyqet të përfundojnë brenda një afati të aryeshëm. Për kërkesat tona deri më tani ne nuk kemi patur asnjë përgjigjjje  për të shqyrtuar mos korrektësinë e avokatëve, të cilët janë të detyruar të zbatojnë vendimet e gjykatës. Cështë e vërteta ne skemi marrë asnjë përgjigjje nga dhoma kombëtare e avokatisë. Kemi venë në dijeni edhe Ministrinë e Drejtësisë, por skemi përgjigjje. Ne kemi rekomanduar në disa shkresa edhe pikëpamjet tonë, në mënyrë që avokatëve kryesisht tu ngrihet pagesa për asistim në cdo seancë edhe për shkak të kompleksitetit të cështjeve dhe që kanë një vështirësi më të madhe se proceset e tjera

Ju po thoni që skeni patur asnj përgjigjje për të gjitha kërkesat tuaja? Dhe se situata është pezull?

Sandër Simoni – Po. Nuk ka patur përgjigjje deri më tani, përshembull në dosjen gjyqësore ndaj Dritan Dajtit dhe bashkëpunëtorëve të tij Xhoxhi dhe Mucaj vazhdon të përsëritet herë pas herë shtyrja e seancave, cka sjell si rrjedhojë mungesën e efikasitetit të gjykimit të pandërprerë dhe mos marrjen e provave apo dëgjimin e dëshmitarëve në kohë. Në rolin e titullarit i jam drejtuar disa herë dhomës së avokatisë dhe ministrisë së drejtësisë

I jeni drejtuar duke kërkuar procedim disiplinor? Cilat janë kërkkesat tuaja?

Sandër Simoni- U jam drejtuar që në vëmendje të tyre të sjell kërkesën e gjykatës për të verifikuar ankesat tona. Pastaj është në kompetënce të dhomës së avokatisë të shikojë veprimet e avokatëve në bazë të ligjit për avokatinë që të marrë në shqyrtim kërkesat tona.

Përvec gjyqin Dajti a keni procese të tjera që shtyhen për shkak të avokatëvë?

Sandër Simoni – Në analizën që ne kemi bërë për vitin 2011 dhe që do bëhet publike për mediat, se përse janë shtyrë gjyqet për vitin e kaluar, kemi evidentuar se shkaku kryesor janë avokatët. Ka patur disa raste, kryesisht sic e thashë cështje të vështira, si përshembull për organizatë kriminale, grup të struturuar kriminal që kanë marrë rrugë tani, por që nga zvarritjet kanë sjellë shtyrje të afatit të shqyrtimit të këtyre cështjeve, apo pezullim të afateve të paraburgimit, cka në fakt është edhe në dëm të këtyre personave

A ka zgjidhje kjo situatë? Jemi në pikën ku gjykata njofton me kërkesa autoritet, por ska reagime, ku e shikoni ju ngërcin?

Sandër Simoni – Siç na ëstë bërë e ditur kjo lidhet me mosfunksonimin e procedimit disiplinor të avokatëve. Dhoma kombëtare të avokatëve ka pretendime se ky është një proces i ndërlikuar ligjor, referuar ndryshimeve të vitit 2008 dhe se janë propozuar ndryshime. Por sërisht ky nuk është shkak për të mos ju përgjigjur gjykatës. Nga faktorët ndërkonbëtar ka patur propozime që të ketë ndryshime në kodin e procedurës penale, për ti rritur kompetencat gjykatës për procedimin e avokatëve. Por ne nuk e dëshirojmë këtë gjë, sepse ne ruajme një profil tjetër, jo kaq proaktiv, ruajmë një profil solemn, të baraslarguar, mbi palët dhe pë mendimin tim i takon dhomës së avokatisë ta marrë situatën në dorë, të verifikojë kërkesat tona për ata avokatë që nuk asistojnë për klientët e tyre dhe, nëse është vendi, ti procedojnë. Gjthashtu ne kërkojnë të plotësohet detyrimi ligjor i dhomës së avokatisë për të përcaktuar kriteret të qarta për avokatët që mbrojnë falas. Jemi të gatshëm që të rriten tarifat për avokatët kryesisht në mënyrë që ata të jenë prezent.

Por aktualisht jeni në fazën që vetëm njoftoni palët?

Sandër Simoni – Për mendimin tim kjo situatë është e patolerueshme. Do kërkoj takime formale me palët duke vënë në dijeni edhe ministrinë e drëjtësisë, sic e dini ministria ka detyrimin për të bashkrenduar dhe për të verifikuar mënyrën se si ushtrohet profesioni i avokatisë. Në rast të kundërt ne do të ndërhyjmë ndaj avokatëve kryesisht. Për ata që nuk vijnë do ti përjashtojmë nga lista nëse ata zgjedhin në mënyrë selektive se ku ata të asistojnë.

Intervistoi Anila Hoxha

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›