E Diel, 1 Nëntor 2026

5 fazat e ndërhyrjes së Bashkisë për të liruar trotuaret

“Kanë mbetur edhe dy ditë kohë, deri në përmbushjen e afatit. Bashkia e Tiranës është e vendosur të zbatojë ligjin dhe t’i kthejë qytetarëve hapësirat e zëna si dhe të krijojë lehtësirat, që qytetarët e Tiranës meritojnë”, tha zëdhënësja e Bashkisë, Anila Bisha.

Plani i masave që do të zbatojë Bashkia, parashikon 5 faza:

1-Lirimin e hapësirave publike të zëna nga 84 subjekte fizike apo juridike, të cilët kanë refuzuar të paguajnë detyrimet fiskale.
2-Lirimin e hapësirave publike nga 151 kioska dhe subjekte pa leje, pavarësisht nëse paguajnë ose jo detyrimet fiskale.
3-Lirimin e hapësirave publike, nga 107 automjete që dergjen të palëvizura prej kohësh në rrugët e Tiranës. Bashkia e Tiranës u kërkon poseduesve të këtyre automjeteve, që të marrin masa për zhvendosjen e tyre, pasi në të kundërt këto mjete do të asgjësohen nga autoritetet bashkiake.
4-Lirimin e hapësirave publike nga 431 tregëtarë ambulantë, të cilët ushtrojnë aktivitetin pa asnjë bazë ligjore.
5- Lirimin e hapësirave publike nga të gjithë subjektet e tjera tregëtare, duke përfshirë edhe ato që kanë paguar detyrimet deri më datë 1 tetor.
 Bashkia e Tiranës do t’u kthejë qytetarëve hapësirat që u takojnë, dhe është e vendosur të zbatojë ligjin. /Start/

                                                                                             2011-09-29 15:49
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›