E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, QKLL tryezë me studiues dhe gjuhëtarë

TIRANË, 21 shkurt/ATSH/ Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka organizuar ditën e sotme një tryezë me studiues dhe gjuhëtarë shqiptarë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Në takim, studiuesit e gjuhëtarët shqiptarë shprehin shqetësimin për ruajtjen e normave drejtshkrimore të gjuhës shqipe, ndërsa kërkuan që të merren masa konkrete ligjore për të ruajtur dinjitetin e gjuhës shqipe.

Sipas Akademisë së Shkencave, ata propozuan që dy ministritë e arsimit të të dyja shteteve në Shqipëri e Kosovë të bëjnë kontrollin e teksteve mësimore.

Prof. Emil Lafe, prof. Anila Omari, prof. Mimoza Karagjozi etj, u shprehën për ruajtjen e rregullave të drejtshkrimit të shqipes në tekstet shkollore.

Prof. Omari u shpreh, mes të tjerash, se gjuha shqipe sa është vazhdimësi, aq është edhe risi, dhe tekstet shkollore duhet t”i përgjigjen këtij evolucioni. /j.p/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›