E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e enjte, 20 shkurt 2025

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 6 m/s, ndërsa në lugina e bregdet hera-herës do të arrijë deri në 8-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Në zonat luginore parashikohet mjegull e dendur, mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër -1/12 Diell
Kukës -5/5 Diell
Lezhë 0/13 Diell
Dibër -7/5 Diell
Durrës 0/16 Diell
Tiranë -1/15 Diell
Elbasan 1/14 Diell
Berat -2/15 Diell
Vlorë 2/13 Diell
Korçë -6/6 Diell
Gjirokastër -5/15 Diell
Sarandë 1/15 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›