Dita Ndërkombëtare e Grave në Diplomaci, Xhaçka: Krenare që sot përbëjnë 57% të shërbimit të jashtëm shqiptar

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar me një mesazh në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Grave në Diplomaci. Në një postim në Facebook, Xhaçka shkruan se gratë dhe vajzat përbëjnë 57% të shërbimit të jashtëm shqiptar.
Sipas Ministres, edhe shumica e misioneve më të rëndësishme shqiptare përfaqësohen nga gra.
“Krenarë që sot gratë e vajzat përbëjnë 57% të shërbimit të jashtëm shqiptar dhe shumica e misioneve tona më të rëndësishme përfaqësohen nga ambasadore gra. Duke e bërë më të hapur Shërbimin e Jashtëm, Shqipëria e ka riaktivizuar dhe rigjallëruar atë. Kështu janë dyfishuar talentet në dispozicion të diplomacisë shqiptare dhe është pasuruar”, thotë Xhaçka.
/rtsh.al/