E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mori 30 mijë euro dhe u largua i qetë, publikohet video e grabitjes, Policia: 5 mijë euro shpërblim kush jep informacione

Më shumë detaje janë bërë me dije në lidhje me grabitjen që u regjistrua mëngjesin e kësaj të shtune (24 qershor) në një pikë ku kryhen transferta parash në Tiranë.

Policia ka publikuar edhe momentin e grabitjes, regjistruar nga kamerat e sigurisë, ku autori, me kapele dhe maskë në fytyrë, futet dhe nën kërcënimin e armës boshatis sirtarët ku mbaheshin paratë.

Bëhet me dije se ai ka marrë 30 mijë euro, ndërsa më pas është larguar me biçikletë.

Policia ka vendosur një shpërblim prej 5 mijë eurosh për këdo që jep informacione të vlefshme për autorin.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694110415, duke theksuar se garanton anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›