Dita Ndërkombëtare pa Duhan, rreth 50% e popullatës konsumatorë të rregullt në Elbasan

Ndikimi negativ i duhanit dhe tymit të saj ka si rezultat shumë sëmundje të rënda. Efektet negative ndaj shëndetit janë si rezultat i rreth 2500 helmeve që i përmban duhani dhe rreth 4000 substancave të cilat i përmban tymi i cigareve. Ajo që është shqetësuse në qarkun e Elbasanit sipas statistikave të marra është se rreth 50% e popullatës janë konsumatorë të rregullt të duhanit.
Por edhe qytetarë të Elbasanit shprehen mjaftë të shqetësuar lidhur me minorenë të cilët janë konsumatorë të rregullt të duhanit dhe të lëndëve të tjera narkotike, ku fjala e prindërit nuk mjafton që të heqin dorë nga cigaria.
Sipas të dhënave të marra nga shërbimet doganore ndërkombëtare, 1 nga 10 cigare të konsumuara është siguruar në mënyrë të paligjshme.
/rtsh/