Të rinjtë drejt cigares elektronike, Braho: E zakonshmja është reduktuar, por dëmi mbetet

Të rinjtë po ekspozohen gjithnjë e më shumë drejt duhan pirjes por ajo që konstatohet edhe nga vetë ata është reduktimi i ndjeshëm përmes cigareve tradicionale dhe shtimi i trendeve te reja si cigaret elektronike shisha etj.
Shifrat në rënie të konsumimit të cigares së zakonshme në vend i konfirmon për RTSH edhe zv/ministrja e Shëndetësisë Vjollca Braho.
Adoleshentët thonë se të gjithë fillojnë ose për shkak të kuriozitetit ose për shkak të presionit në grup, madje pjesa pasive jo rrallë bie pre e bullizmit.
Spostimi drejt trendeve të reja të duhan pirjes ka bërë që tek mosha 13-15 duhan prija të pësojë rritje si fenomen dhe kjo është alarmante. Ndërsa në popullatën e përgjithshme vihet re një rënie tek meshkujt e një rritje të lehtë tek gratë.
Në Shqipëri çdo vit vdesin 4500 persona nga sëmundjet që shkakton duhan pirja prej të cilëve 9 nga 10 persona të sëmurë nga kanceri i mushkërisë. Qarqet me numrin më të madh të duhanpirësve të grupmoshës 15-49 vjeç janë Vlora me 45%, ndjekur nga Tirana dhe Berati me 42%.
/rtsh/