E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmusen: NATO e shqetësuar për zhvillimet mes Kosovës dhe Serbisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, tha se aleanca nuk e ka të qartë se çka ka ndodhur në kufirin Kosovë-Serbi, ku u arrestuan dy policë të Kosovës nga policia e Serbisë.

“Aktualisht, ne nuk kemi fotografi të plotë të asaj se çka ka ndodhur. Qartazi, NATO është e shqetësuar për zhvillimin e fundit, por ne jemi të sigurt se palët përgjegjëse do të jenë në gjendje ta zgjidhin çështjen”, tha zoti Rasmusen sot në Bruksel, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me arrestimin e dy policëve të Kosovës nga policët e Serbisë, në brezin kufitar në Merdare.

Tashmë, është konfirmuar se policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, i janë dorëzuar misionit EULEX dhe janë kthyer në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›