Dita boterore e sindromit Down

Më këtë moto në kuadër të ditës botërore të sindromit Down për herë të parë nën mbështetjen e Kombeve të Bashkuara është organizuar një fushatë sensibilizimi lidhur me këtë sindrom. Down-i është sindromi kromozomik më i hasur dhe prek 1 individ në 691 lindje në mbarë globin. Ai shkatohet nga një mutacion gjenetik, që ka të bëjë me trefishimin e kromozomit 21.
Ende sot nuk dihen shkaqet që shkaktojnë sindromin Down dhe nuk ekziston një kurë për shërimin e tij, por në rastet e një trajtimi të kujdesshëm shëndetësor të sëmundjeve që e shoqërojnë këtë sindromë si dhe të një trajtimi terapeutik, individi mund të arrijë të gëzojë jetë të gjatë dhe t’i shërbejë komunitetit. Me 21 mars në ditën botërore të sindromit Down aktivitete sensibilizuese organizohen në 192 shtete.