France arrestohet vrasesi i 7 personave ne Tuluz
Policia franceze ka arrestuar vrasësin, i cili mori jetën e shtatë personave . Muhamed Merah është 24 vjeç dhe është me origjine nga Algjeria. Operacioni i forcave policore filloi rreth orës 03:00 të mëngjesit me orën lokale .
Merah i cili ishte i armatosur rëndë nuk ka pranuar të negociojë me forcat policore, ndërsa mësohet se më herët ai ka dalë para gjykatës pasi ishte kapur duke i dhënë makinës pa patentë.
24 vjeçari mendohet se është pjesë e grupit terrorist të Al- Kaedës, ai ka pohuar se ka kryer vrasjet për t’u hakmarrë ndaj fëmijëve palestinezë dhe ndaj forcave ushtarake franceze jashtë vendit.
Presidenti i vendit Nikolas Sarkozi gjatë një konferencë te shkurter per shtyp beri thirrje për unitet. "Terrorizmi nuk mund të thyejnë komunitetin tonë" –u shpreh Sarkozi .
Qyteti i Tuluzit dhe e mbarë Franca ndodhet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa duket se ka mbaruar makthi për banorët.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ai ka qenë arrestuar më herët dhe në Kandahar të Afganistanit për arsye të ngjashme, ndërsa ka mundur të arratiset nëvitin 2008.
Autoritetet policore po ashtu kanë arrestuar vëllain e vrasësit, ndërsa hetimet janë bazuar nga disa e-maile të dërguara viktimës së tij të parë.
Dy policë mbetën të plagosur gjatë operacionit. Ndërkohë që u mbajt sot në Jeruzalem dhe funerali i tre fëmijëve, të cilët humbën jetën mëngjesin e të hënës.