Dita-ditës të ndërtojnë merimangën që bllokon çdo aspiratë të popullit
Mos harroni, se shumica e VIP-ve të sotem shqiptare (VIP = Politikan) vijne nga familje me shume femije ose nga malet e Veriut apo të Jugut, apo nga familje të nomenklaturës (njeriu i ri enverist), pra pa piken e bazes sociale evropiano-perëndimore dhe demokratike.
Shumica e tyre janë ndeshur me dhunen, si familjare dhe ate shoqerore, qysh të vegjël, diçka që ka shkaktuar tek ata çrregullime mendore e psikike, të cilat pasqyrohen shume qarte në akceptimin ireal dhe real të fenomeneve sociale dhe të jetes së perditshme.
Thjesht fakti që shumica e ketyre VIP-ve nuk janë në gjendje të ndertojne një jete familjare të rregullt:
-burri me lidhje jashtëmartesore
-gruaja me lidhje jashtëmartesore
-fëmijët me probleme dhune dhe morali, shpeshherë të toleruar nga policia dhe organet e drejtësisë.
-përdorim i rregullt i narkotikëve
-martesa vetëm për interesa sociale dhe financiare
-gjeste imorale në publik (si duke treguar gishtin e mesit të dorës), e shumë e shumë fenomene të tjera, nga të cilat del dhe pyetja se, përse shqiptarët, duke e ditur se kush jane, i lene fatet e veta personale në duart e ketyre ekzemplareve dhe pastaj mbushin faqe të tera gazetash dhe interneti me mllefe dhe pakënaqësi.
Ne dimë tashme shume mire se kush janë Politikanët dhe VIP-at, që përpiqen dita-ditës të ndertojne merimangën që bllokon çdo aspirate të popullit shqiptar, duke arritur keshtu një statusquo personale të përhershme. Unë shtroj vetëm pyetjen: PSE MOR POPULL I BUTË E BËN KËTË?