E Diel, 1 Nëntor 2026

Ata shkëlqejnë dhe ai shkëlqim është kostumi i tyre i pafytyrësisë

Duhet të jetosh ca kohë jashtë Shqipërisë që të kuptosh ndryshimin. Atëherë, duke menduar cilësinë e politikës në Tiranë dhe duke bërë krahasimin e rezultateve me një vend tjetër europian, kupton se me kë ke të bësh... Kupton se cilët të drejtojnë, e cilët kanë në dorë jo vetëm shtetin, por edhe ekonominë e vendit.

I turpshëm luksi në të cilin jetojnë politikanët e atij vendi. Bota kapitaliste ka shekuj që e krijoi atë luks me të tëra mënyrat. Po politikanët tanë, “bosat” tanë, si u bene të tillë në 10-15 vite? Me fryme të shenjtë? E themi këtë me fryme të shenjte për të qetesuar veten, se në fakt e kanë arritur me shfrytezimin maksimal tonin (mases së njerezve) deri me abuzimet me banale dhe të denueshme që dhe në vendet me (s’di si t’i quaj…) nuk i gjen.

Ngrysen fukarenj dhe gdhihen milionierë, (s’po i quaj miliardierë se na preken kreret e ish-shtetit). Lind pyetja: Pse? Hajduti nuk e denon hajdutin, perkundrazi, shkemben pervojen…

Duhet se pari, si qytetarë, të kemi kurajo e të luftojme me këta hajdutë deri në “fishekun” e fundit dhe ky “fishek” është t’i abandonojme në zgjedhjet perkatese lokale apo shkalle vendi, elemente të tille që të na perfaqesojne. Korrupsioni mbjell korrupsion.

Ata shkelqejne dhe ai shkelqim është “kostumi i tyre i pafytyrësisë”, që ne duhet të paktën në një vend të themi ç’na ka zemra: Të mos i votojmë!

I përshëndes shkruesit e kësaj rubrike, veç me një kërkesë: mos ngrehim duart para kësaj gjendjeje…Veprimi kërkon kundërveprim!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›