E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e 16 e grevës, deputetët Agim Leka dhe Blendi Klosi, lënë tendën e ngujimit Çadra ku janë të ngujuar grevistët

Në ditën e 16 të grevës, deri në mesditë, janë larguar tre persona nga tenda e ngujimit. Rreth orës 8:00 të mëngjesit deputeti i Elbasanit Agim Leka la grevën e urisë. Ai u transportua në gjendje të rëndë shëndetësore me një ambulancë drejt infektivit në QSUT. Ndërsa rreth orës 10:45 një tjetër grevist është larguar këtë mëngjes nga greva e urisë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësor, ai është Kiço Tela 65 vjeç, për shkak të komplikacioneve në shëndetin e tij. Po kështu, është dërguar për në spital, i riu nga Tirana 24 vjeçar, Julian Draçi. Ndërsa në mesditë, një tjetër deputet ka dalë dhe deputeti Blendi Klosi. Gjendja e Klosit është rënduar prej ditësh për shkak dhe të nga greva. Pas problemeve të sëmundjes së diabetit, zyrtari lart socialist u detyrua t’i nënshtrohej një mjekimi të specializuar në QSUT.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›