Qeveria rishikon taksat kombëtare
Kriza ekonomike ndërkombëtare dhe efektet e saj në ekonominë e vendit e posacërisht në të ardhurat fiskale duket se po i japin fund politikës qeveritare të uljes së taksave. Propozimet e qeverisë për rritje të disa taksave kombëtare brenda pak kohe pritet ti nënshtrohen diskutimit paralamentar. Ministri e financave që ka hartuar projektet që tashmë janë në komisionet e Kuvendit ka prpopozuar një sërë ndryshimesh qe kane te bejne me taksat kombetare.
Kështu hiqet taksa aktuale e mjedisit dhe në vend të saj futen tre taksa. E para është taksa e importit të mjeteve të përdorura për të cilën ndryshon formula e perllogaritjes. Formula e re eshte shumezimi i cilindratës se makines, me nje koeficent fisk prej 0,5 per cdo vit perdorimi dhe me tarife fikse prej 25 lekesh per naften dhe 20 lekesh per benzinen. Kjo rendon me shume barren per automjetet e perdorura pasi sipas relacionit te qeverise parashikohen rritje te te ardhurave prej saj mbi bazën e të njëjtit numër mjetesh. Nje tjeter takse me rritje eshte ajo karbonit, e cila trefishohet nga 0,5 që është aktualisht per cdo liter benzine behet 1,5 leke, dha nga 1 leke per naften behet ne 3 lekë për litër. Po ashtu pëson rritje edhe taksa e rentës minerare e cila do të vazhdojë të ndahet 75 për qind për pushtetin vendor.
Pjesë e kësaj pakete ndryshimesh është edhe heqja e taksës së qëndrimit prej 1 euro në ditë për makinat me targa të huaja, si edhe taksës së ambalazheve për të cilat është vendosur tashmë të futen në akcizë.
Adi Darsi