E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edhe Lezha e Durresi nen uje - NATO ne ndihme te Shqiperise

04-12-2010 / Gazeta 55

Harta e permbytjeve pervec Qarkut te Shkodres zgjerohet edhe me Lezhen e Durresin. Strukturat shteterore perballojne emergjencen dhe presin banoret e 13 mije hektareve toke. Kryeministri Berisha ben thirrje per bashkepunim gjate procesit te evakuimit por garanton se situata mbetet nen kontroll. Njoftimi i ministrit Imami Kemi siguruar ndihme nga NATO-ja


Pas pjesemarrjes ne konferencen per femijet autik Kryeministri Berisha foli per mediat lidhur me situaten me te fundit te krijuar nga permbytjet ne Shkoder ku u shpreh se situata eshte nen kontroll. Mbreme parmbreme ne mesnate dhe pas mesnate ka pasur disa operacione shpetimi. Mbi 7 mije banore jane evakuuar. Situata eshte e tera aktualisht nen kontroll. Po ndermerret furnizimi me ushqime me uje dhe me cfaredo qe nevojitet per popullaten e evakuuar si dhe po vazhdon me intensitet evakuimi i pjeses tjeter. Kjo eshte pak a shume situata. Ka rritje prej 11 centimeter te nivelit te liqenit ndonese shkarkimet kane qene lehtesisht me te pakta. Por burimet e liqenit dhe derdhjet ne te jane te medha. Nje dite me pare Kryeministri Berisha ndoqi nga afer gjendjen ne zonat e permbytura ne Shkoder pas reshjeve te shumta e te vazhdueshme dhe prurjeve te medha te lumenjve. Situata eshte emergjente jo afatshkurter per shkak edhe te parashikimeve jo optimiste te kushteve atmosferike per ditet ne vazhdim paralajmeroi kreu i ekzekutivit ne mbledhjen e Shtabit te Emergjences Civile ne Shkoder. Per kapercimin e saj kryeministri kerkoi perqendrim maksimal te perpjekjeve per evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura dhe ato me rrezik permbytjeje. Po ashtu ai kerkoi edhe shfrytezimin e te gjitha mundesive per strehim si dhe te garantohet furnizimi i vazhdueshem me ushqime ilace dhe veshmbathje. Gjithashtu kryeministri Berisha u ndal edhe ne lagjen Xhabije ne hyrje te qytetit te Shkodres ne fshatin Kuc te komunes Guri i Zi ne Uren e Spatharit si dhe ne Malin e Jushit ne komunen Bushat.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›