Durres qindra shtepi te permbytura
Rreshjet e shiut qe vazhdojne edhe sot ne zonen e Durresit nuk e kane ndryshuar aspak situaten. Nderkohe qe qindra banesa ne zonen e Plazhit Shkozet dhe ish-Keneta jane te rrethuara nga uji. Banoret kane gjetur menyra te ndryshme provizore per te siguruar hyrjen dhe daljen nga banesat e tyre sic eshte ndertimi i nje ure provizore mbi skela prej hekuri. Banoret e plazhit shprehen se shkak i permbytjeve eshte bllokimi i kanalit qe terheq ujrat prane Ures se Dajlanit si dhe mungesa e investimeve apo pastrimi i tij.
Nje nate me pare situata ka qene edhe me e veshtire pasi autostrada Durres-Tirane u bllokua perseri mbremjene djeshme prane mbikalimit te Shkozetit. Policia rrugore vendosi devijimin e rruges per shkak te nivelit te larte te ujit ne rruge. po ne kete kohe shtabi i emergjences i mbledhur ne mbremje ne prefekture u detyrua te nderpriste mbledhjen pasi dalja nga shtrati e nje perroi ne Sukth rrezikonte shume banesa dhe njerez. Ministri i Turizimit Ferdinand Xhaferraj dhe prefekti Genci Alizoti kane mberritur ne Sukth per monitorimin e situates.
Pavaresisht nivelit te ujit qe mbetet i njejte dhe rreshjeve qe kane qene me te pakta sot problemet duket se shtohen nga nderprerjet e shpeshta te energjise eelktrike. Ne zonen e Plazhit energjia ka munguar ne pjesen me te madhe per 10 ore rresht ndersa ne pjese te vecanta energjia ka munguar per dy dite me radhe.
Aleks Kalemasi
Azhornuar se fundi e shtune 04 dhjetor 2010