Shkoder rritet niveli i ujit. 13 mije ha toke te permbytura
Gjate nates se kaluar dhe dites se sotme ne qarkun e Shkodres ka patur rreshje intensive per pasoje eshte rritur niveli i ujit ne zonat e permbytura. Niveli ne liqenin e Shkodres eshte rritur me 11 cm. Ne vazhdimesi po kryhet evakuimi i popullates nga zonat e permbytura. Jane permbytur rreth 13000 ha toke jane te rrethuara nga uji 2470 shtepi dhe 2100 banesa jane te permbytura.
Deri me tani jane evakuar 3940 familje. Vazhdojne te jene te bllokuara rruget per ne Muriqan Velipoje Shiroke dhe Zogaj. Vijojne operacionet e evakuuimit ne komunat Ana e Malit Bushat Berdice Dajc dhe ne Bashkine Shkoder.
Ne dispozicion te Shtabit te Emergjencave Civile ne Shkoder jane vene disa objekte per strehimin e personave te evakuuar. Ne Shkoder kane mberritur si presidenti i republikes Bamir Topi ashtu dhe kryeministri i vendit Sali Berisha.
Gjate takimeve te zhvilluara nga dy drejtuesit me te larte te shtetit ne shtabin e emergjencave ne qark eshte marre informacioni me i fundit ne lidhje me ecurine e operacioneve te shpetimit dhe evakuimit te banoreve.
Nderkohe ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes shkarkimet vazhdojne krahas tunelit te Zadejes eshte hapur dhe nje nga portat ballore ne lartesine 2.5 metra. Shkarkimet gjate dites kane pesuar ulje nderkohe qe gjate nates ka patur nje sasi me te madhe shkarkimesh per shkak te prurjeve te medha ne dy hidrocentralet Koman dhe Fierze.
Niveli i ujit ne qytet ka pesuar rritje te metejshme nderkohe qe ne fshatra gjendja eshte me problematike pasi niveli I ujit arrin nga 1.5m- 2m duke bere te pamundur levizjen e mjeteve te ushtrise. Ne Velipoje eshte tentuar edhe sot qe te levizet me anijet e sjella nga ministria e mbrojtjes por depertimi ka qene I pamundur. Pritet ardhja e mjeteve te specializuara nga Italia nderkohe qe eshte kerkuar ndihma e strukturave ushtarake te NATO-s.
Bruna Gjoka
Azhornuar se fundi e shtune 04 dhjetor 2010