E Martë, 3 Nëntor 2026

Kalanë e Elbasanit e “marrin” turistët, banorët e larguar po rikthehen për të investuar

Shtimi i numrit të turistëve të cilët dëshirojnë të vizitojnë kalanë shekullore të qytetit të Elbasanit më nga afër, ka nxitur interesin e ish- banorëve të kësaj lagje të rikthehen në banesat e tyre duke investuar në hapjen e ambienteve akomoduese dhe biznese të reja, për të mirëpritur turistët më një ambjent më komod, për të bërë të mundur qëndrimin e tyre më shumë se një ditë.

Kjo gjë nuk ka sjellë vetëm qëndrimin e turistëve në Elbasan për më shume se 1 ditë, por ka gjallëruar dhe rrugicat shekullore të kësaj lagje. Mjaft banorë që dikur ishin larguar, po kthehen përsëri. Interesi i turistëve për tu njohur me historinë, kulturën e Elbasanit është i madh por nuk mbetet pas dhe kulinaria tradicionale.

Investimi nga ish -banorët është duke u kthyer në një trend duke iu përgjigjur fluksit të turistëve që vijnë në Elbasan.

Vite më parë në kalanë e Elbasanit shiheshin vetëm banesa të rrënuara apo drejt shkatërrimit. Tashmë banorët janë rikthyer duke sjellë jo vetëm gjallëri në rrugët e vjetra por dhe një kulturë të re menaxhimi për ruajtjen e vlerave historike tradicionale të qytetit.

Gazetar: Enes Molla 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›