E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Dëshmorëve të Kombit, por në Vlorë varrezat e të rënëve për liri i ka mbuluar bari

Sot, është Dita e Dëshmorëve të Kombit që kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e Shqipërisë. Ajo e ka origjinën në 5 Maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në nderim të kujtimit të të rënëve për lirinë e vendit çdo vit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë kryhen homazhe nga krerët më të lartë të shtetit shqiptar.

Por, mesa duket nderimet e atyre që e deshën atdheun me jetë bëhen vetëm në kryeqytet. Në Bashkinë e Vlorës varrezat e Dëshmorëve të Kombit i ka mbuluar bari e ferrat, pasi askush nuk është kujdesur t'i pastrojë as në këtë ditë të shënuar.

Gazetari vlonjat Ergys Alushi ndan këtë pamje nga qyteti bregdetar dhe me ironi e shoqëron me një strofë të këngës isopolifonike "Kur të nisa për në çetë", dedikuar trimave që luftuan për lirinë e Shqipërisë.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›