Itali-Belgjikë, Donadoni: Dua të di gjendjen mendore të skuadrës
Sot kundër Beligjikës është impenjmi i fundit i italianëve të Donadonit, para euro 2008. ndeshja do të zhvillohet në ‘Artemio Franchi’, të Firences. Italia zbret në fushë për të testuar kushtet e bashkëpunimit të grupit në fushë.
“Kundër Belgjikës nuk do të jemi brilantë, por më intereson përgjigjja mendore e skuadrës”- ka nënvizuar trajneri i kombëtares italiane Roberto Donadoni. Ndeshja miqësore e Firences që do të nisë në orën 20 e 50 do të shërbejë për të provuar taktika të reja dhe për të të parë në fushë burra si Cassano dhe Del Piero, që mungonin në impenjimet e meparshme zyrtare të bluve.
Pas dy vjetësh Italia kthehet në stadiumin Franchi, një stadium fatsjellës për Kombëtaren italiane. Hera e fundit ishte kundër Gjermanisë, atëherë e trajnuar mga Jurgen Klisman, para botërorit të mrekullueshëm gjerman, ndeshja përfudnoi me rezultatin 4 me 1 për blutë që fituan, para s etë fillonin kalërimin e gjatë që i çoi në Berlin. Nga këtu filloi aventura e re e djemve të Donadonit.