Zjarri i Anadollit në Tiranë
Kompania e Dancit “Zjarri i Anadollit” i konsideruar si një nga grupet më të mirë të kërcimit folk në botë, fitues i rekordeve Gines dhe që ka realizuar turne me plot sukses në SHBA, Kinë, Japoni dhe Europë do të jetë në Tiranë, më 1 qershor e ftuar nga Shoqatae Spektakleve Karabashi. Grupi i njohur vjen në Tiranë, në ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, kur do të japë një koncert madhështor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, që do të drejtohet nga gazetari Reis Çiço dhe Miss Tirana 2007, Almeda Abazi. Repertori i tyre përfshin një sintezë të figurave popullore që burojnë nga historia kulturore dhe mitologjike e Anadollit. Drejtori i Përgjithshëm Artistik i kësaj kompanie të famshme të dancit folk është Mustafa Erdogan, i cili siç është shprehur për shtypin ndërkombëtar se përmes krijimit të këtij grupika synuar t'i prezantojëbotës shpirtin që ka mozaiku antik i dashurisë, historisë kulturore dhe paqes së Anadollit. Ishte viti 1999, kur Mustafa Erdogan, mori hapat e parë drejt realizimit të ëndrrës së tij shumëvjeçare. Aifilloi të punojë intensivisht për projektin që në atë kohë njihej me emrin “Sulltanët e Kërcimit”. Pas turneut të parë në vitin 2002, “Zjarri i Anadollit” është ndjekur nga disa miliona artdashës në shumë vende të botës si në Nju Jork, Francë, Egjipt, Hungari, Itali, Qipron e Veriut, Siberi, Katar, Liban, Bullgari, Azerbaixhan, Rusi, Japoni, Greqi, etj.
Është grupi i parë i kërcimit që ka debutuar në ndërtesën e Parlamentit kinez. "Zjarri i Anadollit", i cili është ndjekur nga një audiencë prej më shumë se 400 mijë vetësh që qëndronin të gjithë në këmbë në Eregli (Deti i Zi), ka hyrë në Librin Gines të Rekordeve për shkak të audiencës së madhe që e ka ndjekur (10 milionë shikues).