E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita e Europës, një veprim me simbolikën e integrimit

Një vrap në simbolikën e integrimit do të jetë pikënisja e muajit të Europës në Shqipëri. Për një orë të vetme dhe 1 km të vetme, zyrtarë të lartë të shtetit por edhe qytetarë të thjeshtë do të vrapojnë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi se tha procesi integrues nuk i refererohet vetëm vëmendjes ndaj poltikës, por edhe ndaj senzibilizimeve të kësaj natyre.
 

"Muaji europian do të fillojë me vrap dhe çiklizëm në bulevardin kryesor të Tiranës. Intregrimi në Europë nuk do të thotë vetëm vëmendje ndaj politikës, por dhe aktiviteteve të tjera në të cilat gjenden bashkë intelekutalë dhe qytetarë. Në këtë garë simbolike do të ketë zyrtarë, sportistë e njerëz të thjeshtë, gjithashtu në këtë garë do të jem dhe unë"-u shpreh Sequi.
 

Ndërsa ministria e Integrimit Majlinda Bregu tha se integrimi ne BE ka nevojë për shpejtësi.
Ndërsa nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku tha se përgjatë këtij muaji Bashkia do të nisë projektet e saj infrastrukturore, sic është ai i zgjatimit të bulevardit.
 

Në këtë mënyrë muaji i Europës në Shqipëri do të nisë me atletikë dhe çiklizëm, nën moton "Vrapo drejt Europës". Përgjatë këtij muaji do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore e artistike, si për fëmijë ashtu edhe të rinjë. Por muaji maj europian do të ketë edhe takime të vecanta informuese për procesin integrues si dhe cështje të ndryshme sociale, të cilat lidhen me diskriminimin e homofobinë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›