Çlidhje ka i squllëti Aldo Bumçi me sportin?
Aldo Bumçi, ministri i Sporteve (natyrisht dhe i Kulturës, Turizmit, Rinisë, etj…) na qenka revoltuar. Paska thënë se ai nuk ka folur për ngjarjen në Peqin ku një deputet ka qëlluar me armë në stadium. Paska thënë se ishte duke festuar ditëlindjen e Agim Krajkës dhe kjo e pengoi që të flasë. Po pse të flasë i ziu? Ai është thjesht ministër, nuk ka lidhje me sportin. I squllëti Aldo Bumçi nuk ka lidhje me sportin, siç nuk ka e gjithë qeveria, që e ka lënë atë në mëshirë të zagarëve që shqyejnë çtë mundin në të. Po pse, për sportin do flasë Aldo Bumçi? E vetmja gjë që ka thënë për sportin ishte kur në një seancë dëgjimore në Kuvend tha se sportistët shqiptarë si Elis Guri po garojnë për vendet e tjera sepse tani janë liberalizuar vizat?!!! Të keqen e ministrave të Kulturës që përzgjedh ky kryeministri ynë, duke filluar nga Bujar Leskaj që ngul gozhda e duke përfunduar tek Ferdinand Xhaferri që përmirëson cilësinë e diellit.