FOTO LAJM: Tmerr në spitalin publik. Ja ferri i Berishës dhe Petrit Vasilit për shqiptarët
Share

Këto foto janë shkrepur në një nga dhomat ku trajtohen të sëmurët në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Deputetët Taulant Balla dhe Eltar Deda ishin në spitalin nr.2, pavijoni i kirurgjisë. Për të sëmurët gjendja ishte skandaloze, pasi pacientët dhe familjaret e tyre duhet ti merrnin të gjitha ilaçet në farmacitë private. Mungonin antibiotikët dhe solucionet fiziologjike dhe glukoza. Prej katër ditësh nuk mund të operonin mjekët nga mungesa e këtyre serumeve. Kjo është gjendja në QSUT, e njëjtë edhe në spitalet e tjera kudo në Shqipëri. Ky është realiteti me të cilin mburret Petrit Vasili dhe shefi i tij në qeveri, Sali Berisha. Ah, po, dhe Liri Berisha, pasi ajo menaxhon realisht gjithë fondet e shëndetësisë.

Raftet e ilaceve
