Misteret e kryeqytetit te luftes

Por cila eshte historia e harruar permes se ciles mund te ngrihet ndoshta rrjeti muzeal me i vertete e kuptimplot i epokes se diktatures komuniste kohes kur jeta vdekja fjala e lire e burgu kishin thuajse te njejten vlere.
Pas prishjes se marredhenieve me Bashkimin Sovjetik ne vitin 1961 Enver Hoxha vendosi fortifikimin e vendit. Per shkak te pozicionit gjeografik dhe relievit malor Skrapari u vendos te kthehej ne kryeqytetin e vendit ne kohe lufte. Ne me pak se nje vit e gjithe zona u rrethua nga nje zinxhir fortifikimesh dhe objektesh strategjike mes te cilave njeri kishte rendesine me te madhe. Ai u vendos rreth 20 km nga qyteti i Corovodes mes vargmalit Tomorr Rramije Zaloshnje.
Keto jane tunelet-bunkere te ngritura rreth viteve 60ndash70 nga udheheqja e larte komuniste te cilat do te perdoreshin ne rast te nje lufte te mundshme ne rast te nje sulmi te mundshem ndaj Shqiperise ketu do te pozicionoheshin pra ketu do te qendronin gjithe udheheqesit me te larte te Partise Komuniste te kohes edhe vete Enver Hoxha ne nje nga keto apartamente te cilat kishin komoditetet maksimale per kohen pavaresisht se sot jane ne kete gjendje duke mos treguar ne fakt ate imazh qe kane patur ne ate kohe.
I gjithe tuneli nentoke ku ishin vendosur apartamentet e udheheqesve eshte rreth 1000 metra katrore. Muret anesore jane te perbere nga nje shtrese e dyfishte betoni dhe nje tjeter prej hekuri duke bere te mundur qe keto vendstrehime ku do te qendronte udheheqja e larte komuniste te perballonin goditjet atomike dhe ato kimike.
Vilat e nendheshme te tilla konsideroheshin ku do te qendronin Enver Hoxha Hysni Kapo Petrit Dume e Beqir Balluku kane nje hapesire te bollshme me nje sistem 3 plus 1 por vec tyre ka edhe dhoma te tjera te ndara.
Ne dokumenta te ndryshme te kohes flitet se gjate ngritjes se tyre kane humbur jeten me shume se 100 ushtare e po aq te tjere jane plagosur. Por gjithcka ka kaluar ne sekret te plote nga organet komuniste. Ende edhe sot e verteta mbi numrin e viktimave nuk eshte zbardhur.
Vetem ne kete zone te grabitur e rigrabitur shume here pas renies se komunizmit gjenden me shume se 8 hyrje tunelesh te cilet ishin te ndare tek disa do te qendronte udheheqja tek te tjeret ushtare e oficere qe kishin per detyre mbikeqyrjen e tyre.
Nje hallke kyc e zinxhirit ishte edhe pushteti ekonomik i cili duhej medoemos te ndodhej ne kete zone sigurie. Pikerisht ne hyrje te qytetit te Corovodes ndodhen tunelet e nendheshme ku ishte i vendosur thesari i shtetit. Elementet e sigurise jane thuajse te njejte pervec faktit se dhoma kryesore ku qendronte i mbyllur floriri ishte e vendosur ne nje nenkat Brenda tunelit qe sot eshte i pamundur te kalohet per shkak te nivelit te larte te ujit qe ndodhet ne te. Ai funksiononte me nje sistem te sofistikuar alarmi dhe dyert disa toneshe mund te hapeshin vetem me kode te vecanta.
Tuneli i gjate me qindra metra nentoke ka disa degezime te cilat lidhen ne zona te ndryshme mes tyre duke e kthyer ne nje labirinth te komplikuar per njerezit qe nuk e kane shkelur me pare por jo per mbledhesit e hekurishteve qe perpiqen te shkulin cte mundin.
Disa qindra metra me tej nga tunelet e thesarit i cili eshte larguar prej ketej ne vitin 93 ndodhet godina e cila do te sherbente si arkiva qendrore e shtetit dhe e komitetit qendror te Partise se Punes. Ajo ruhej nga Garda e Republikes dhe kishte nje kapacitet te madh arkivimi nen parametra te larte teknike dhe sigurie. Ne kete godine sot te privatizuar nje pjese e dokumentave sekrete erdhen qe ne ate kohe e disa te tjera kane mbetur hedhur nder cepa.
Ne Skrapar u ngriten ne ate periudhe edhe tunelet ne Devri te cilat lidhnin kete zone me Tomorricen. Sot pjese e nje reparti ushtarak gjate luftes ato do te sherbenin si seli pune per shtabin e pergjithshem por edhe per batalionin e sigurimit te ushtrise popullore. Nderkohe tunelet e tjere ato te Pirogoshit qe shtrihen ne nje siperfaqe prej rreth 20 hektaresh do te ishin furnizuesit e ushtrise me armatim. Sipas perllogaritjeve me sasine e municioneve qe ndodheshin brenda tyre Shqiperia mund te luftonte per 6 muaj rresht pa pushim dite e nate. Kjo ka bere qe sot te krijohet nje mesatare e frikshme ku per cdo banor te Skraparit ka nje ton municion.
Ne kryeqytetin e luftes nuk mungonte as shtypshkronja ku llogaritej qe gjate sulmit ushtarak te shtypej gazeta Zeri i popullit e cila do te shperndahej me pas ne te gjithe vendin. Rezervat e shtetit ne sasi shume te medha rreth 20 mije tone grure u ngriten jo larg tuneleve ushtarake ne Kakruke dhe Cerenisht. Ndersa per furnizimin e ketij rrjeti gjigand me energji u ndertua edhe hidocentrali i Bogoves. Nderkohe qe ishte projektuar edhe ndertimi i nje aeroporti te vogel.
Kujtesa si institucion eshte vlera me e madhe e nje populli eshte boshti mbi te cilin mbeshtetet e ardhmja e tij. Prove per kete jane rumunet me muzeumet e Causheskut gjermanet me zyrat e stasit dhe muzeun e nazizmit ne Laipzig kilianet me muzeun 5600 metra katrore ne perkujtim te viktimave te Pinocetit te argjentinasve qe kane kthyer ne muze njerin nga burgjet me te tmerrshem te hungarezve qe kane mbledhur nen te njejten cati bustet e monumentet e epokes diktatoriale te italianeve francezve e spanjollve. Por Shqiperia ndryshe nga e gjithe bota ka zgjedhur teorine e shkaterrimit nga tunelet tek burgjet komuniste tek piramida kudo kemi zgjedhur te shuajme historine e mbi te gjitha memorjen e tmerreve te diktatures 45 vjecare pa marre parasysh se nje e keqe e harruar rrezikon te perseritet ne te ardhmen. Por ndoshta ky eshte qellimi i fshehur i politikes se sotme.