Politika e ndare per 28-29 nentorin

Edhe kete vit partite politike kane zgjedhur dite te ndryshme per te festuar festat kombetare te kombit shqiptar
Opozita shqiptare dhe LSI do te vendosin sot kurorat ne memorialin Nene Shqiperi
TIRAN- Politika shqiptare vijon te jete e ndare per festimin e festave kombetare te 28-29 nentorit. Edhe kete vit partite politike kane zgjedhur dite te ndryshme per te festuar.
E djathta shqiptare gjithmone ka shfrytezuar diten e 28 nentorit te cilesuar si festa e pavaresise se Shqiperise per te zhvilluar homazhet perkatese. Ndersa e majta shqiptare ka zhvilluar homazhet dhe festimet e saj me daten 29 nentor qe njihet si dita e clirimit ne krah te koalicionit antifashist.
Fillimisht do te jete Levizja Socialiste per Integrim qe do ti drejtohet memorialit per te vendosur kurorat ne nderim te te reneve ne diten e clirimit ne krah te koalicionit antifashist. Zevendeskryeministri njekohesisht Kryetari i LSI-se z. Ilir Meta dhe te tjere drejtues te LSI-se do te zhvillojne sot ne 0930 homazhe prane monumentit Nene Shqiperi.
Ne respekt te te reneve ne lufte per clirimin e vendit kryetari i LSI-se Ilir Meta do te vendos kuroren me lule ne emer te LSI-se prane monumentit Nene Shqiperi ku do te jene te pranishem dhe te tjere drejtues te LSI-se- thuhet ne njoftimin zyrtar te Levizjes Socialiste per Integrim.
Ndonese ne koalicion me Partine Demokratike Levizja Socialiste per Integrim e cila hyri ne zgjedhjet e fundit si nje parti e majte ndermerr kete veprim qe mund te perkthehet edhe si nje mesazh per publikun se vijon te ruaje idealet e saj.
Vetem disa minuta me vone ne memorialin Nene Shqiperi ne nder te 66 vjetorit te clirimit te atdheut do te jete opozita shqiptare qe do te vendose kurora me lule ne varrezat e Deshmoreve te Atdheut.
Ne kete dite te shenjte te clirimit te vendit prane ketij memoriali do te jene te mbledhur me qindra veterane te cilet do te perkujtojne miqte shoket te afermit qe rane deshmore 66 vjet me pare.
Ne kete ceremoni te zhvilluar me kete rast nen tingujt e marshit perkujtimor do te vendosen kurora me lule nga shume figura te spikatura te jetes politike dhe shoqerise civile. Gjithashtu ketij homazhi do ti bashkengjiten dhe deputetet e qarkut te Tiranes si dhe drejtues te njesive vendore te Bashkise se Tiranes.
Fillimisht pritet qe te jete kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i shoqeruar nga kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci qe te vendose kuroren me lule ne memorialin Nene Shqiperi.
Gjithashtu pritet qe te vendosin kurorat dhe anetare te Opozites se Bashkuar te Shqiperise si kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi kryetari i Partise Demokracise Sociale Paskal Milo etj.
Me pas kryesocialisti Rama do te zhvilloje nje takim te vecante festiv me veterane dhe veterane nga e gjithe Shqiperia ne kujtim dhe nderim te vepres se tyre. Deputetet e tjere te Partise Socialiste do te jene ne qarqet ne te cilat jane zgjedhur per te zhvilluar homazhe ne nderim te te reneve ne lufte per clirimin e atdheut ne kete pervjetor.
28 nentori bashkon Topin dhe Berishen
Pas perplasjeve institucionale presidenti dhe kryeministri zhvilluan homazhe te perbashketa te Nene Tereza
Dita e Pavaresise ka bashkuar Presidentin Topi me kryeministrin Berisha dhe kryetaren e Kuvendit. Kohet e fundit kreu i shtetit ka pasur nje marredhenie tejet te tensionuar me mazhorancen. Kulmi i tensionit arriti ne gusht kur deputete te Partise Demokratike anetar i se ciles ka qene edhe vete presidenti e akuzuan per shkelje te Kushtetutes per shkak te voneses se dekretimit te emrave per ne Gjykaten Kushtetuese dhe per ne Gjykaten e Larte.
Motivet politike te ketij sulmi u pane qarte kur kreu i shtetit edhe pse dekretoi emrat mazhoranca i rrezoi ne Komisionin e Ligjeve nderkohe qe Parlamenti ka nderprere procesin e dhenies se pelqimit per kandidatet deri sa te shprehet Gjykata Kushtetuese per tre nene te ligjit themeltar qe kane te bejme me riperteritjen e mandatit te anetareve te gjykates.
Pas homazheve te zhvilluara ne Varrezat e Deshmoreve Presidenti Topi tha se ne kete dite kujtojme me respekt dhe perulemi para patrioteve dhe deshmoreve te atdheut te cilet luftuan me arme e me pene.
Sot eshte dita qe jo vetem ti kujtojme por te themi me ze te larte qe vepra dhe ideali i tyre u be realitet per nje Shqiperi dhe me prane Evropes deklaroi Topi. Ndersa kreu i qeverise e cilesoi 28 nentorin me ditelindjen e Kombit. Kjo eshte ditelindja e kombit.Dita me e shenuar dita e perjetesise dita e krenarise se madhe.
Per cdo shqiptare ne sot nderojme themeluesit e pavaresise nderojme te renet e kombit me te sigurt dhe me te lire ne tere historine tone . I nderojme ata si nje vend anetare i NATO-s i nderojme ata si qytetare te nje vendi qe do levizim te lire ne mbare Evropen per here te pare ne historine tone.
Te pranishem ne keto homazhe perkujtimore ishin edhe Presidenti Prefekti i Tiranes Keltis Kruja ministri i Brendshem Lulzim Basha ministri i Mbrojtjes Arben Imami deputete te mazhorances si dhe personalitete te tjere pjesetare te familjeve te deshmoreve dhe te te reneve.