E Diel, 1 Nëntor 2026

BE dhe SHBA denojne atentatin e Wikileaks Te ndalet publikimi i dokumenteve te klasifikuara

29-11-2010 / Evropa e Lire

- Uashingtoni Rrezikohen jete njerezore


- Merkel dhe Berluskoni shprehin indinjate te thelle per incidentin diplomatik qe prodhoi web-sajti


Faqja Wikileaks ne Internet ka publikuar afro 250 mije dokumente diplomatike qe e kane zemeruar Uashingtonin. Shtepia e Bardhe nepermjet nje reagimi zyrtar tha se zbulimi i tille i rrezikon diplomatet profesionistet e inteligjences dhe popullin ne mbare boten qe vijne ne Shtetet e Bashkuara per ndihme ne promovimin e demokracise dhe te qeverise se hapur. EumlikiLeaks ka publikuar ekstrakte nga posta sekrete e derguar nga ambasadat e Shteteve te Bashkuara. Ato permbajne raportet e disa udheheqesve arabe - perfshire ketu edhe Mbretin Abdullah te Arabise Saudite - qe u bejne thirrje Shteteve te Bashkuara te sulmojne Iranin dhe ti japin fund programit te tij berthamor. Disa te tjera perfshijne sigurimin e materialit berthamor te Pakistanit i cili do te mund te perdorej per krijimin e nje arme atomike. Raportet e publikuara po ashtu flasin per marredhenie shume te ngushta ndermjet kryeministrit rus Vladimir Putin dhe homologut te tij italian Silvio Berluskoni si dhe per lidhjet e dyshuara midis Qeverise ruse dhe krimit te organizuar. Dje drejtuesit e WikiLeaks-it thane se ueb-faqja eshte nen sulm te vazhdueshem porse kjo nuk do te pengonte ne publikimin e dokumenteve amerikane te klasifikuara. Mesazhi ishte dhene permes rrjetit social Teitter vetem disa ore para publikimit masiv te dokumenteve. EumlikiLeaks kishte pohuar se gazetat spanjolle franceze gjermane britanike por edhe amerikane qe kishin planifikuar te publikonin informacionet te dielen ne mbremje do ta bejne kete edhe nese bie ueb-sajti. El Pais Le Monde Der Spiegel Guardian dhe Nee York Times do te publikojne shume dokumente te ambasadave amerikane sot thuhej ne mesazh. Shtetet e Bashkuara te Amerikes perjashtuan bisedimet me EumlikiLeaks mbi publikimin e planifikuar te dokumenteve te klasifikuara amerikane. Nderkaq ashper ka reaguar edhe diplomacia evropaine. Kancelarja gjermane Merkel dhe kryeministri italian Berluskoni shprehen indinjate per agresionin ndaj dokumenteve sekrete ndersa paralajmeruan edhe pasoja te mundshme.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›