Dita e Gruas, studentë dhe pedagogë të Fakultetit Filologjik mbështesin luftën e Ukrainës

Ditën Ndërkombëtare të Gruas studentët dhe petagogët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë e festuan ndryshe. Ata u mblodhën në auditorët e Fakultetit për të mbështetur të gjitha gratë dhe vajzat gjithashtu edhe Ukrainën në gjendjen e luftës.
E pranishme Ambasadorja Tatjana Shkurova e cila foli më tepër rreth gjendjes dhe situatës në të cilën populli i Ukrainës ndodhet.
Në takimin me Ambasadoren gjithashtu fjala ju dha edhe studentëve.
Në shenjë solidarizimi ata mbanin në veshjen e tyre fjongon me ngjyrat e flamurit të Ukrainës. Gjithashtu studentët kishin marrë me vete edhe lule me ngjyrat, të verdhe, të bardhë dhe blu në bishtin e të cilave kishin lidhur një fjongo po me simbolet e flamurit të Ukrainës.
Pas përfundimit të takimit studentët së bashku me petagogët dhe Ambasadoren Shkurova u zhvendosën në sheshin përpara Stadiumit Kombëtarë ku lulet ja u dhuruan grave.
Gjithashtu në ambientet e jashtme të këtij fakulteti dita e gruas u zhvillua me protesta. Më pankarta në duar studentët u shprehën se kjo nuk duhet të jetë një ditë feste por një ditë ku gratë dhe vajzat duhet të kërkojnë të drejtat e tyre.