E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gratë shqiptare: Duam të jemi vetvetja!

Në Tiranë dhjetëra gra kanë marshuar më 8 mars nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, në shenjë proteste për të gjitha kufizimet që u bëhen atyre në shoqërinë shqiptare.

Me rastin e 8 Marsit, Ditën Ndërkombëtare të Gruas ato bënë thirrje që të kenë të drejta të barabarta me burrat në çdo fushë. 

“Kërkojmë paga dinjitoze dhe të barabarta”, janë thirrjet e përsëritura të kësaj proteste paqësore.

“Sot jam bashkuar protestës sepse gratë ende shtypen, dhunohen e përdhunohen përditë. Kërkojmë të drejta të barabarta, të jemi të lira dhe vetvetja.

Jeni shumë të mira, ka akoma për të bërë. Burrat mendojnë se mund të kontrollojnë gratë dhe ushtrojnë presion dhunë e deri në vrasje. Kjo dhunë është pranuar në shoqëri. U bëj thirrje burrave dhe djemve të reflektojnë dhe të kuptojnë sa ndikon roli i tyre në jetën e grave.

Nuk jemi të lira as në hapesirën publike as atë online”, u shpreh një grua tjetër.

Edhe këtë vit gjatë marshimit në Tiranë gratë krijuan instalacione me këpucë të kuqe, pjesë e nismës “Këpucët e kuqe” , e cila ka nisur në vitin 2009  e shtrirë në shumë qytete të botës. Nisma synon t’i  japi fund dhunës në familje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›