Dita e II-të e panairit të librit, interes të madh për “Kurbanin” e Ramës
TIRANË- Kanë qenë të shumtë dashamirësit dhe lexuesit e librit që janë rreshtuar në stendën e shtëpisë botuese ‘Dudaj’ në ditën e dytë të panairit të librit ‘Tirana 2011’, në Pallatin e Kongreseve.
Ka qenë i pranishëm sot në këtë panair, kreu i PS-së Edi Rama, i cili ndërsa ka nënshkruar me dhjetra autografe si dhe u është përgjigjur interesimit rreth librit të tij “Kurban”.
Kanë qenë kryesisht të rinjtë të cilët e kanë pyetur Ramën mbi ngjarjet reale që e kanë frymëzuar kreun e PS-së, të shkruajë këtë libër.
“Kurban”, është libri i parë politik i Edi Ramës që nga koha kur ai është bërë kryetar i Partisë Socialiste. Libri është analizë e thellë politike e karrierës së tij si kryebashkiak i Tiranës dhe lider i Partisë Socialiste dhe një shpjegim politik, njerëzor, por dhe shumë artistik i raportëve të tij me aleatët dhe kundërshtarët politikë, ku spikat portreti i Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatos Nanos.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)