Lumi Ren në Gjermani, fotoja më e shtrenjtë në Botë
TIRANE-Kjo është fotoja më e shtrenjtë në botë. “Rhein II” me autor Andreas Gursky u hodh në ankand nga shtëpia e ankandeve Christie për shumën rekord prej 4 338 500 dollarësh. Fotoja me një gjatësi tre metër e gjysmë paraqet një panoramë nga lumi gjerman Ren, e bërë në vitin 1999.
Ajo është blerë nga një blerës anonim për një çmim që e kalon pothuajse me gjysmë milioni dollarë foton që mbante rekordin e mëparshëm.
Artisti gjerman Gursky është i njohur për fotografitë e tij për peizazhet masive të marra shpesh nga një pikë e vecantë e shikuari. Në këtë rast, ai fotografoi lumit Ren, i cili kalon përmes gjashtë vende në Evropë, gjithashtu dhe në qytetin e tij Dusseldorf, Gjermani.
Rreth fotos artisti shprehet. "Të gjithë jemi në përpjekje të kuptojmë se jo vetëm jemi duke jetuar në një pikë të caktuar, ndërtesë, por të jemi të vetëdijshëm se po jetojmë në një planet ku jeta rrjedh me shpjetësi të madhe dhe në Gjithësi po ashtu”.
Fotoja e Gursky theu rekordin e fotos së mëparshme, autoportreti i Cindy Sherman, që u shit për 3,89 milionë dollarë po nga shtëpia e ankandeve, Christie në maj të këtij viti.
(da/bo/BalkanWeb)