Elbasan, pranga të shumërkuarit për trafik droge

Një 47 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane e cila e kishte dënuar me 10 vite burg.
Kastriot Hakani, u prangos sot nga seksioni i Luftës Kundër Narkotikevë në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit.
Lidhur me këtë arrestim burime zyrtare nga policia e këtij qyteti thanë se Hakani është dënuar me 10 vjet burg në Itali për veprat penale “Trafik ndërkombëtar të lëndeve narkotike” si dhe “Organizatë kriminale”.