Voskopojë, gjendet një kafkë njeriu në rrënojat e një shkolle
KORCE-Në rrënojat e shkollës së vjetër në fshatin Voskopojë, teksa një fadromë punonte për sheshimin e vendit, një grup punëtorësh ka zbuluar sot kafkën e një koke njeriu, që në pamje të parë të jepte përshtypjen se i takonte një kohe të vjetër.
Pas këtij zbulimi, gërmimet vazhduan për mundësinë e gjetjes së pjesëve të tjera të skeletit , por pa rezultat. Edhe pse rrënojat e shkollës së vjetër janë fare pranë shkollës së re në këtë fshat, vendi ku u gjet kafka e njeriut nuk është i rrahur nga banorët e zonës.
Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, ekspertë të grupit hetimor të Policisë së Korçës kanë nisur hetimet. Mendohet se kafka mund t’i përkasë ndonjë personi të zhdukur në këtë zonë në vitet e fundit dhe për shkak të qendrimit të saj thuajse në sipërfaqe, ajo mund të jetë dekompozuar më shpejt dhe të ketë marrë pamjen e një eshtre shumë të vjetër në pamje të parë..
(da.bo/News24/BalkanWeb)