E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Monumenteve të Kulturës, ceremoni në Antigone

Gjirokastër, 18 prill, NOA Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës, në Parkut Arkeologjik Antigone të Gjirokastrës janë organizuar një sërë veprimtarish për ruajtjen e vlerave kulturore.

Qëllimi i organizimit të këtyre veprimtarive, të zhvilluar dje dhe sot, ishin sensibilizimi i opinionit publik për ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave kombëtare të trashëgimisë kulturore shqiptare në Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve.

Pjesë e aktiviteteve ishte dhe konferenca me temë, Menaxherët e rinj të Antigonesë, në të cilën nga studentët e vitit të tretë të degës së turizmit në Universitetin e Gjirokastrës, mbajtën referate për aspekte të ndryshme të menaxhimit të parqeve arkeologjike në përgjithësi dhe të Parkut të Antigonesë në veçanti.

Në takim kanë qenë të pranishëm dhe ekspertët e monumenteve, arkeologë dhe pedagogët si Prof. Dhimitër Çondi, Ilir Lluri, Kristaq Çombi, Spartak Drasa.

m.xh/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›