Tiranë, mbytet në lumë fëmija 8 vjec
TIRANE-Një fëmijë rezulton i humbur pasi ka rënë në ujrat e lumit të Tujanës në Tiranë. Fëmija 8 vjec, Entel V. po udhëtonte dje me dajën e tij me një tricikël kur nga tronditjet e triciklit është rrokullisur dhe ka rënë në lumë. Ngjarja ndodhi pikërisht në kthesën e Tujanit. Daja u përpoq të nxirrte fëmijë nga lumi, por rrjedha e ka përfshirë trupin e të miturit për të mso u parë më me sy të lirë.
Dyshohet se fëmija mund të jetë mbytur, por trupi i pajetë ende nuk është gjetur. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit.
(d.b/BalkanWeb)
Dyshohet se fëmija mund të jetë mbytur, por trupi i pajetë ende nuk është gjetur. Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit.
(d.b/BalkanWeb)