E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR, pas shumë përpjekjesh merr nën kontroll barrikatën në Jagnjenicë

28-11-2011 / Gazeta 55

Serbët përgjigjen me armë, plagosen dy ushtarë të KFOR-it

Përmes një njoftimi për media, pak më parë KFOR-i bën të ditur se “sot në mëngjes, pak pas orës 9:00, KFOR-i me sukses e ka marrë nën kontroll bllokadën rrugore në Jagnjenicë, në komunën e Zubin Potokut. Gjatë këtij aksioni trupat e KFOR-it, pasi e kanë siguruar bllokadën rrugore me trupa këmbësorie, më pas kanë përdorur makineritë e specializuara, për t’i larguar automjetet në barrikadë. Cisternat me ujë janë tani për tani në vendngjarje për të parandaluar demonstruesit nga reagimet e mëtejshme të dhunshme kundër trupave të KFOR-it. Ndërkohë dhe gjatë operacionit demonstruesit kanë përdorur armë të vogla zjarri dhe si pasojë janë plagosur dy ushtarë të KFOR-it.
KFOR-i gjithashtu mund ta konfirmojë përdorimin e izoluar të plumbave të gomës, gazit lotsjellës dhe piper sprajit. Kjo është bërë si përgjigje kundër reagimeve të demonstruesve.
Përfaqësusesi i komunës së Zubin Potokut është kontaktuar nga KFOR-i, i cili në fillim nuk deshi të flasë me KFOR-in.
Zv/komandanti i Forcave rezervë përtej horizontit është duke biseduar më përfaqësuesin e komunës së Zubin Potokut për të gjetur një mënyrë për të qetësuar situatën. Operacioni është në përputhje të plotë me kornizën e misionit të KFOR-it. Trupat e KFOR-it po vazhdojnë ta heqin barrikadën. Përfaqësuesi i komunës së Zubin Potokut është kontaktuar nga KFOR-i, mirëpo ai nuk ka është përgjigjur.
Misioni i KFOR-it është që të ofrojë një ambient të qetë dhe të sigurt si dhe të sigurojë liri të lëvizje”- përfundon njoftimi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›