Rifai takon presidentin Topi Zhvilloni turizem te pergjegjshem
TIRAN- Sekretari i Pergjithshem ie Organizates Boterore te Kombeve te Bashkuara per Turizmin Taleb Rifai ka keshilluar sot kreun e shtetit Bamir Topin te behet kujdes me zhvillimin e turizmit.
Shqiperia ka shansin te shmange gabimet e vendeve te tjera ne zhvillimin e industrise se turizmit si ne zonat bregdetare ashtu edhe ne ato malore pasi mund te zhvilloje nje turizem te pergjegjshem ndaj shoqerise kultures shqiptare dhe vete ambientit- tha ai gjate takimit te zhvilluar sot me Topin.
Presidenti nga ana e tij garantoi perkrahjen e plote te shtetit shqiptar ne realizimin e projekteve rritjen e investimeve dhe thithjen e turisteve e te investitoreve. Kryetari i shtetit nenvizoi gjithashtu se mbetet me rendesi bashkepunimi ne fushen e turizmit midis vendeve te rajonit i cili duhet te te jete me intensiv pasi ne kete menyre forcohet bashkepunimi i ndersjelle edhe ne shume fusha te tjera jetike. Ne kete pike Presidenti Topi theksoi rendesine e realizimit te nje projekti te perbashket mes Shqiperise dhe Malit te Zi per zhvillimin dhe mbrojtjen e ekosistemit te Liqenit te Shkodres dhe Lumit Buna.
Duke patur parasysh potencialet e medha te Shqiperise me natyren bregdetin dhe zonat malore ende te paeksploruara Presidenti Topi theksoi nevojen e bashkepunimit dhe te nje planifikimi te qarte e te detajuar te zhvillimit turistik dhe ne vecanti te agro-turizmit te turizmit kulturor dhe historik ne harmoni me ndertimin e infrastruktures se nevojshme ne kuader te nje zhvillimi te perbashket per mbare rajonin e Ballkanit Perendimor.