E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama mesazh Topit per festen e Pavaresise

TIRANE- Presidenti Amerikan Barak Obama ka uruar sot permes nje mesazhi homologun shqiptar Bamir Topi me rastin e festes se Pavaresise. Ne nje mesazh urimi Obama garanton mbeshtetjen e SHBA-ve per vendin tone ne rrugen integruese drejt BE-se.

Me poshte mesazhi

I dashur zoti President

Ne emer te popullit amerikan ju shpreh juve dhe te gjithe qytetareve shqiptare urimet e mia me te mira me rastin e 28 nentorit Dites suaj te Pavaresise.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqiperia jane miq te ngushte dhe aleate te lidhur nga detyrimi yne solemn ndaj sigurise se njeri-tjetrit. Ne i vleresojme dhe pershendesim perpjekjet e Shqiperise ne drejtim te promovimit te paqes dhe qendrueshmerise anembane botes dhe ndihemi krenare te sherbejme perkrah jush ne perpjekjen tone si aleate ne Afganistan. Ne te njejten menyre ju inkurajojme per reforme te metejshme per te perparuar ne rrugetimin tuaj integrues per ne Bashkimin Evropian. Ndersa vazhdojme te punojme se bashku per perparimin e qellimeve tona te perbashketa ne Evrope dhe me gjere qe nga ruajtja e qendrueshmerise ne Ballkan e deri te ndertimi i nje te ardhmeje me te mire ne Afganistan une jam i bindur se lidhjet e qendrueshme mes dy popujve tane do te forcohen dhe thellohen gjate viteve te ardhshme.

Sinqerisht

Barak Obama



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›